Mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë edhe kancelari gjerman dhe presidenti i Finlandës

Në Shtëpinë e Bardhë kanë mbërritur gjithashtu edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, si dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.
Në Shtëpinë e Bardhë kanë nisur të mbërrijnë udhëheqësit evropianë, përpara takimit të paralajmëruar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
I pari që arriti ishte sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Më pas, në Shtëpinë e Bardhë hyri presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas saj mbërriti kryeministri britanik, Sir Keir Starmer.
Pas tij mbërriti kryeministrja italiane, Giorgia Meloni./REL