Gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova, përditësohen të dhënat e fundit

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.
Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.
Raportohen pritje deri gjysmë ore në Merdar dhe deri 15 minuta pritje te Dheu i Bardhë.
Përditësimi i fundit ishte në orë 07:40 të mëngjesit.