75 Mall Live Search
09:40 / E Martë, 19 Gusht 2025 / SH

Lassana Diarra kërkon 65 milionë euro dëmshpërblim nga FIFA

Kanë kaluar më shumë se njëmbëdhjetë vjet që kur Lassana Diarra filloi betejën e tij personale me FIFA. Dhe tani është hapur një kapitull i ri në këtë histori “të pafundme”.

Ish-mesfushori francez tani po kërkon 65 milionë euro dëmshpërblim, pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (GJED), e cila shpalli të paligjshme disa rregulla të sistemit të transferimeve.

Çështja filloi në vitin 2014 , kur Diarra u përpoq të ndërpriste kontratën e tij me Lokomotivë Moskën për të nënshkruar për klubin belg Charleroi.

FIFA e refuzoi. Dhjetë vjet më vonë, në tetor 2024, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian vendosi në favor të francezit.

Tani, me mbështetjen e plotë të FIPRO-s, ai është rikthyer në akuzë./Indeksonline/