Rafuna: Investimet në Kosovë janë në rënie, jemi në pikën më të keqe

Nuk ka pasur investime, por as interesim për to nga investitorët e huaj në Kosovë.
Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna në Klan Kosova.
“E them me plot përgjegjësi, nuk ka pasur investime, por as interesim për to. Edhe investimet e diasporës që i kemi pasur kanë filluar të bien. Jemi në pikën më të keqe”, tha ai.
E kjo sipas tij është përkeqësuar edhe liberalizimit të tregut të energjisë.