Milani merr një goditje të rëndë para fillimit të kampionatit

Rafa Leao ka pësuar dëmtim në pulpën e këmbës dhe do të mungojë në ndeshjen e parë të kampionatit të ri kundër Cremoneses.
Një nga lojtarët më të vlefshëm të Milanit ka pësuar një lëndim në deshjen kundër Barit.
“Traumë elongative në pulpën e djathtë, e pësuar gjatë ndeshjes kundër Barit. Lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Cremonese dhe do të vlerësohet ditë pas dite në prag të transfertës ndaj Lecce”, thuhet në njoftimin e klubit.