Aksidentohen dy vetura në qendër të Prishtinës

Një aksident trafiku ndodhi pasditën e sotme në qendër të Prishtinës, ku dy vetura u përplasen rëndë ndërmjet vete.
IndeksOnline raporton se aksidenti mes një Golf-i dhe një Skoda ndodhi në kryqëzimin kryesor në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë BQK-së.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet relevante të policisë, përfshirë dhe autoambulanca.
Ende nuk dihet mbi numrin e pasagjerëve të lënduar, sakaq nuk dihen as shkaqet e aksidentit.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.
