75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / KV

E rrahën një person në Tërstenik, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia në fshatin Tërstenik të Drenasit, nën dyshimin për sulm fizik ndaj një qytetari.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar, më 18 gusht rreth orës 18:40, ndërsa arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovarë është bërë një ditë më vonë, më 19 gusht 2025.

Të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin./IndeksOnline/