75 Mall Live Search
13:53 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Gjakovë: Dy persona paraqiten rrejshëm si policë, tentuan të merrnin para nga qytetarët

Dy qytetarë në Gjakovë janë përballur me raste të mashtrimit telefonik, ku persona të panjohur u janë prezantuar si zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit të policisë në Facebook, në të dyja rastet, të dyshuarit kanë kërkuar nga viktimat pagesën e shumës prej 1 mijë eurosh, duke përdorur pretekste të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

Rastet janë iniciuar si “Prezantim i rrejshëm si person zyrtar”, në konsultim me prokurorin e shtetit dhe janë duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

Ata që ndeshin raste të ngjashme, mund të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të përdorin aplikacionin “Lajmëro policinë”.