“Prokurori i Iranit”, ferizajasi nën hetime për nxitje e përçarje për fushatën që bëri kundër Zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi

Ditë më parë në media ishte duke u shfaqur një dokumentar për rastet e vrasjeve ende të pazbardhura në regjionin e Pejës.
Në mesin e personazheve që kontribuuan në këtë dokumentar ishte edhe Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, një nga zyrtarët më aktiv të sistemit të drejtësisë.
Dikujt i kishte penguar kjo dhe deshi ti jepte konotacion fetar për shkak të pamjes së Zëdhënësit Nikçi, ani pse dokumentari që ai po merrte pjesë nuk kishte fare të bënte me ndonjë temë të tillë.
“Prokurori i Iranit në zyrën e shtetit laik e demokratik”, kishte komentuar një qytetar me emrin Gëzim (Gjin) Hajrullahu, që dyshohet se punon në arsim në Komunën e Ferizatj.
Ai nuk ishte ndaluar me kaq, por ishte kapur për një prononcim të më hershëm të një hetimi që Prokuroria e Pjesës e nisi kundrejt të ashtu-quajturës “Lëvizja e Deçanit”, e që pastaj u bartë në Prokurorinë Speciale (PSRK). “Prandaj edhe doli me kërcënime kundër Lëvizjes së Deçanit”, kishte shkruar emrin Gëzim (Gjin) Hajrullahu.
Në atë publikim të tij, pastaj ishin kyçur të tjerë persona për të komentuar, më shumë për të linçuar kundër Shkodran Nikçit, dhe herë pas here emrin Gëzim (Gjin) Hajrullahu përfshihej me ndonjë koment duke vazhduar nxitjen e urrejtjes kundër zyrtarit të Prokurorisë.
Për këtë Nikçi menjëherë pari hapur një rast në Polici. Hapja e rastit dhe inicimi i hetimeve është konfirmuar edhe në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. “Pejë ,16.08.2025.NN . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se një person në rrjetin social Facebook i kishte komentuar me disa shkrime duke nxitur përçarje dhe mos durim e më pas ka pasur edhe komente të tjera nga disa persona të tjerë të cilët kanë përdorë fjalë fyese dhe denigruese duke e mbështetur komentin e personit të dyshuar.
Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport dhe bëhet me dije se ky krim po hetohet nën dyshimin për veprën penale Nxitje e Përçarje dhe mosdurim.