75 Mall Live Search
20:36 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / MSH

Muharremaj prezanton Selimajn për Asamble Komunale

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar Mensur Selimajn si kandidat për Asamble Komunale të Suharekës, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Duke e përshkruar si një afarist të suksesshëm dhe me përvojë të gjatë në zhvillim ekonomik, Muharremaj thotë se Selimaj është profesionist që di të sjellë rezultate, shkruan IndeksOnline.

“Me një kontribut të veçantë dhe të qëndrueshëm, në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka dhënë shembull të angazhimit dhe besnikërisë politike.

Aktualisht, ai ushtron detyrën e drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Suharekës, ku ka punuar me përkushtim për t’i mbështetur fermerët, për ta ngritur prodhimin vendor dhe për ta fuqizuar sektorin rural si bazë të zhvillimit të qëndrueshëm” u shpreh Muharremaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mensur Selimaj është kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Ai njihet si afarist i suksesshëm, me përvojë të gjatë në menaxhim dhe zhvillim ekonomik, duke dëshmuar veten si një profesionist që di të sjellë rezultate.

Me një kontribut të veçantë dhe të qëndrueshëm, në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka dhënë shembull të angazhimit dhe besnikërisë politike.

Aktualisht, ai ushtron detyrën e Drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Suharekës, ku ka punuar me përkushtim për t’i mbështetur fermerët, për ta ngritur prodhimin vendor dhe për ta fuqizuar sektorin rural si bazë të zhvillimit të qëndrueshëm.

Me vizion, energji dhe përvojë, Mensur Selimaj vjen për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në Asamble dhe për të kontribuar në projekte që lidhen me zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe mirëqenien e përgjithshme të komunës sonë.