75 Mall Live Search
22:06 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / Gj Sh

Salah parashikon fituesin e Premierligës, për çudi nuk është Liverpuli!

Fundjavën që lam pas ka nisur sezoni i ri i Premierligës angleze.

Kampioni në fuqi, Liverpuli e ka nisur me fitore, pasi e mposhti Bournemouthin me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

E sulmuesi i redsave, Mohamed Salah ka parashikuar fituesin e Premierligës për vitin 2026.

E për çudi, egjiptiani nuk e sheh faorite skuadrën e Liverpulit për titullin kampion.

“Mendoj se Arsenali është favorit tani”, ka deklaruar Salah.

Kujtojmë që në javën e parë, Arsenali shënoi fitore ndaj Manchester United, me rezultat 1-0./IndeksOnline/