Arsenali do të jetë i ”zjarrtë” këtë sezon, Crystal Palace pranon ofertën për Eze

Eberechi Eze tashmë mund të llogaritet si lojtar i ri i Arsenalit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Crystal Palace ka pranuar ofertën e ”Gunners” prej 60 milionë eurove, shkruan IndeksOnline.
Marrëveshja është arritur derisa Arsenali o finalizon kushtet e kontratës me Eze.
Mesfushori anglez po ashtu ka pranuar të bashkohet me Arsenalin, edhe pse në garë ishte edhe skuadra e Tottenhamit./IndeksOnline/