Këto janë rezultatet e katër ndeshjeve të sotme të play-offit në Champions League

Sonte janë zhvilluar katër ndeshjet e para të play-offit të Champions League.
Baseli i Xherdan Shaqirit e Albian Ajetit luajti me Copenhagenin, ku barazoi me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.
Ishte pikërisht Shaqiri ai i cili shënoi gol për skuadrën zvicerane.
Skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt shënoi fitore bindëse 5-0 ndaj Sturm Grazit.
Ndërsa dy ndeshjet tjera, Fennerbahce – Benfica dhe Celtik – Kairat Almaty, përfunduan me rezultat të barabartë, 0-0.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen me 27 gusht./IndeksOnline/
