Errësirë në kufirin Kosovë–Shqipëri, ndërpritet rryma në Pikën Kufitare

Pika kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë është përfshirë nga errësira për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Qytetarët që po hyjnë dhe dalin nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë janë duke u përballur me vështirësi të shumta për shkak të mungesës së ndriçimit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.
Nga pamjet të cilat i posedon indeksonline nga pika kufitare shihen veturat teksa e kalojnë kufirin, i cili është tërësisht pa drita.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë errësirë totale në zonën e kalimit kufitar./Indeksonline/