75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / MSH

Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Klinë

Një person ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm mes një autobusi dhe një veture, në Dollc të Klinës.

Rasti është konfirmuar si nga policia, ashtu edhe nga Spitali i përgjithshëm i Pejës, që po trajton të lënduarit.

Në një komunikatë, nga spitali pohojnë se viktima është dërguar pa shenja jete në spital, teksa pesë të lënduarit janë duke e marrë trajtimin e nevojshëm nga ekipet shëndetësore, shkruan IndeksOnline.

Ky është njoftimi i plotë i spitalit:

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.

Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore.

Për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, Spitali i përgjithshëm në Pejë do të informojë opinionin publik me kohë.