75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / F.R

Dy të arrestuar në Skenderaj, u gjenden një AK-47 e armë të tjera pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Vajnik të Skenderajt.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz.

“Fsh. Vajnik, Skenderaj 20.08.2025-12:04. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një AK 47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.