Ekstradohet nga Italia i dënuari me 20 vjet burgim për “vrasje në tentativë”

34 vjeçari F.XH nga fshati Mushtisht i Komunës së Suharekës, i dënuar me 20 vjet burgim për “vrasje në tentativë”, është ekstraduar nga Italia në Kosovë.
Në njoftimin e policisë thuhet se ekstradimi është kryer në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas nenit 146 lidhur me nenin 20 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPK).
Ai me aktgjykim të plotfuqishëm (nga data 16.02.2019) nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me njëzet (20) muaj burgim, por ai iu ka shmangur vuajtjes së dënimit.
“I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente italiane në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pranuar nga zyrtarët policor të stacionit policor Suharekë, dhe më pas është dërguar në qendrën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Më 20.08.2025, rreth orës 20:15, është realizuar me sukses ekstradimi nga Italia në Kosovë i të dënuarit F.XH., 34 vjeç nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, me qëndrim të përkohshëm në Itali.
Ekstradimi është kryer në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas nenit 146 lidhur me nenin 20 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPK). Ai me aktgjykim të plotfuqishëm (nga data 16.02.2019) nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me njëzet (20) muaj burgim, por ai iu ka shmangur vuajtjes së dënimit.
I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente italiane në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pranuar nga zyrtarët policorë të stacionit policor Suharekë dhe më pas është dërguar në qendrën e paraburgimit.
Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhërarresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.