Policia ndalon në Kamenicë kontrabanduesit e çokollatave

Dje rreth orës 18:10, njësitet patrulluese nga Drejtoria Rajonale Kufitare- Lindje, në bashkëpunim edhe me njësitë relevante policore, kanë arritur që ta parandalonin një rast të kontrabandës në fshatin Bugjenicë, të Kamenicës.
Njësitet policore, si rezultat i reagimit të shpejtë, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara, shoferët e të cilave kishin të ngarkuar çokollata, vlera e të cilave sipas çmimeve të tregut arrin në rreth 2,500 €.


Malli i kontrabanduar ishte i ndarë: njëri në sasi 4032 copë dhe tjetri 2240 copë.
Për këtë sasi të mallit, asnjë nga të dyshuarit nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
“Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rast për shkelje të ligjit “Kundërvajtje doganore”, ndërsa mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

