75 Mall Live Search
11:10 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / G T

Jose Mourinho bëhet me një mesfushor të fortë, e merr te West Hami

Skaudra e Fenerbahces është duke bërë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – Fenerbahce ka arritur marrëveshje me mesfushorin meksikan, Edson Alvarez, shkruan Indeksonline

Lojtari që mund të luajë edhe si mbrojtës qëndror, sot do të udhëtojë drejt Stambollit për teste mjekësore.

Marrëveshja është vetëm në formë huazimi, por me të drejt blerje në fund të sezonit.

Alvarez ishte transferuar te West Hami nga Ajaxi për më shumë se 30 milionë euro./Indeksonline/