75 Mall Live Search
12:20 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / S Z

Pikat kufitare të ngarkuara sot, pritje deri në tri orë për të dalë nga Kosova

Deri në tri orë janë pritjet në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.

Pritje të gjata ka po ashtu edhe te Dheu i Bardhë, deri në dy orë.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se pritje ka edhe në pikat tjera. Në Jarinje pritjet shkojnë po ashtu deri në dy orë, e në Mutivodë gjysmë ore. Pikat tjera kanë dukshëm më pak kolona.