“Here we go”, Interi transferon mesfushorin francez

Interi ka bërë një transferim të ri në fund të merkatos verore.
Mesfushori francez, Andy Diouf së shpejti do të vishet zikaltër, shkruan IndeksOnline.
Fabrizio Romano raporton se Inter ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lensit, për transferimin e 22-vjeçarit.
Marrëveshja e kryer për 20 milion euro tarifë fikse plus 5 milion euro shtesa.
Testet mjekësore do të bëhen gjatë kësaj jave, derisa Diouf do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2030./IndeksOnline/