75 Mall Live Search
21:53 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / Gj Sh

Drita ”ilaq” për Differdangen, e mposht për herë të tretë, një hap larg historisë

Drita është një hap larg të shkruaj emrin në historinë e garave evropiane.

Kampioni i Kosovës shënoi fitore në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League, kundër skuadrës nga Luksenburgu, Differdange, shkruan IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Fadil Vokrri” ishte 2-1.

Djelmoshat e trajnerit Zekrija Ramadani e kërkuan fitoren që nga fillimi, ku edhe kaluan në epërsi me golin e Albert Dabiqaj, në minutën e 30-të.

Sulmuesi gjerman, Andreas Buch barazoi shifrat në minutën e 65-të.

Por bardhekaltërit u ringjallen pas këtij goli të pësuar dhe arritën të fitonin ndeshjen.

Në minutën e 80-të u akordua penallti, ku nga pika e bardhë u tregua i sakt sulmuesi Besnik Krasniqi.

Drita ndeshjen e ardhshme ndaj Differdange e luan javën e ardhshme, ku në rast barazimi ose fitoreje, do të siguronte fazën e grupeve të Confernece League, për herë të parë në historinë e klubit./IndeksOnline/