75 Mall Live Search
23:58 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / Burim

Përditësimi i fundit, deri në 4 orë po zgjasin pritjet në këtë pikë kufitare të Kosovës

Po vazhdojnë pritjet e gjata për të dalë nga Kosova në pikat kufitare në Merdare, Muçibabë dhe të Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, në Mendare pritjet për të dalë nga Kosova po shkojnë deri në 4 orë, raporton IndeksOnline.

Pritjet deri 1 orë për ta lëshuar Kosovën po zgjasin edhe në pikën kufitare në Muçibanë. 

Kurse të Dheu i Bardhë pritjet janë me të shkurta. Për të dalë nga vendi në këtë pikë duhet të prisni rreth 30 minuta.

Situatë shumë me e qetën po qëndron në pikat hyrëse të Kosovës.

3 deri 5 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në vendin tonë. /IndeksOnline/

Përditësimi i fundit është bërë në ora 23:31