75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Gjenden eshtra, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur në luftë

Njësitet policore në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe institucionet e tjera përkatëse kanë zbuluar mbetje eshtërore në territorin e Komunës së Klinës, të cilat dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999.

Klinë / 1998-1999.  Njësitet policore në koordinim me IML-në dhe institucionet kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Eshtrat janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.