Avdyli: Të shkojmë në zgjedhje sa më parë

Haxhi Avdyli nga Lëvizja Vetëvendosje, pak para nisjes së seancës konstitutive, është deklaruara para mediave.
Ai akuzon ish-opozitën se nuk po duan të arrijnë funksionalizimin e institucioneve të Kosovës
“Ne shprehim keqardhje për ta, sepse qytetari po e sheh se kush është bllokues”, tha ai.
Avdyli shtoi se VV-ja për pak do të mbajë mbledhje, ku dhe do të kuptohet emri i propozuar për kryetar të kuvendit.
“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt”, shtoi Avdyli.