75 Mall Live Search
13:44 / E Premte, 22 Gusht 2025 / SH

Lushaku e demanton Çekun: Ja shifrat…

Jehona Lushaku e ka demantuar kandidatin e Vetëvendosjes për Prishtinës, Hajrullah Çekun i cili akuzoi Përparim Ramës se nuk i ka zhvilluar ndërmarrjet publike në Prishtinë.

Lushaku ka prezantuar shifrat në tri ndërmarrjes ku sipas saj janë rritur bindshëm të hyrat.

“Kur një kandidat për Prishtinën thotë se qeverisja komunale e LDK-së nuk i ka zhvillu ndermarrjet publike, mua më vijnë në mendje këto shifra për tri ndërmarrje, si ilustrim:

  1. “Termokos”-i ka rritur të hyrat për +55%. nga 9.6M € në 14.9M €!
  2. Ku’zina qendrore e Prishtinës që kishte 658,000 € në vitin 2022, i ka rritur në 1.8M € në 2024.
  3. “Prishtina parkimi” i ka rritur shifrat nga 2.6 milionë € në vitin 2022 në 3.4 milionë € në vitin 2024.
    Prishtina bëhet nga ata që punojnë njëmend pa demagogji e propagandë, por me punë e dashni”, shkruan Lushaku në reagim./Indeksonline/