75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 22 Gusht 2025 / F.R

Tiranë/ Plagosja e 28-vjeçarit, arrestohet një shtetas – shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shtetit po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të plagosjes së një 28-vjeçari më 2 gusht 2025 në Fresk të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar A. D., 30-vjeç dhe kanë shpallur në kërkim D. H., për veprat penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahja e autorit në krim.

Dy shtetasit dyshohet se pas plagosjes me armë zjarri të J. A. (28), kanë kryer veprime lëvizje dhe fshehje të sendeve, për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C., i cili është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.