75 Mall Live Search
17:53 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Gj Sh

Chelsea pas Xavi Simons, nis bisedimet me Leipzigun

Chelsea ka hyrë në garë për transferimin e Xavi Simons.

Sipas gazetarit, Florian Plettenberg, blutë e Londrës tashmë kanë nisur negociatat me skuadrën e Leipzigut, shkruan IndeksOnline.

Chelsea po planifikon një kontratë deri në vitin 2031 për Xavi Simons.

Negociatat konkrete midis Leipzig dhe Chelsea janë planifikuar pas ndeshjes së sotme me Bayernin.

Por fillimisht Chelsea do të duhet të shes Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson./IndeksOnline/