Skuadra e Policisë pranohet zyrtarisht në Federatën e Futsallit të Kosovës

Muaj më Parë, Policia e Kosovës ka krijuar një ekip futbolli të Futsallit.
Sot edhe zyrtarisht Federata e Futsallit të Kosovës ka njoftuar se ekipi i Policisë është pranuar dhe do të jetë pjesë e garave për sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.
”Komisioni i Futsalit pran Federatës së Futbollit të Kosovës ka kënaqësinë dhe nderin e madh të mirëpresë ekipin e ri të Policisë së Kosovës, i cili nga ky edicion bëhet pjesë e garave tona.
Ky hap është dëshmi e qartë se futsali në Kosovë po rritet e po zgjerohet çdo vit, duke tërhequr pas vetes gjithnjë e më shumë institucione, organizata dhe komunitete.
Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës jo vetëm që i jep garës një dimension të ri, por gjithashtu sjell vlera të forta të disiplinës, përkushtimit dhe frymës së ekipit vlera që janë thelbësore si në sport ashtu edhe në jetën e përditshme.
Jemi të bindur se ky ekip do të japë kontribut të rëndësishëm në promovimin e lojës së bukur të futsalit dhe do të shërbejë si shembull i bashkëpunimit mes sportit dhe institucioneve tona shtetërore.
Së bashku, do të vazhdojmë të ndërtojmë një futsal më të fortë dhe më të dashur për të gjithë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/