Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare po rritet – PrishtinaTicket Schweiz bëhet Premium Member!

Rrjeti i OEGJK-së po zgjerohet me hapa të sigurt! Dy kompani të reja kanë aplikuar për t’u bërë Premium Members, duke dëshmuar besimin e tyre në vizionin tonë dhe rritjen e pandalshme të komunitetit që po ndërtojmë.
Në një takim të mbajtur në zyrat e OEGJK-së, me pjesëmarrjen e Presidentit të Bordit, z. Ylli Dushi, Drejtorit Ekzekutiv, z. Besnik Vasolli, Zëvendës Ambasadorit të Gjermanisë, z. Christian Böttcher, z. Besnik Beqiri, ish-President i Bordit, si dhe stafit të OEGJK-së, mirëpritëm përfaqësuesit e kompanive që tashmë kanë vendosur të bëhen pjesë e komunitetit tonë si anëtarë Premium.
Link Aviation Services (LAS) L.L.C. është kompani e specializuar në ndërmjetësim për pajisje dhe transport ajror. Ajo tashmë operon me një shkollë fluturimi në Kosovë dhe ka plane ambicioze për zhvillimin e mëtejshëm të aviacionit në vend.

Ndërkohë, PrishtinaTicket Schweiz është ofruese e shërbimeve të lidhura me transportin ajror të pasagjerëve, me mbi 35% të tregut kosovar, dhe ka një vizion të qartë për zgjerim në tregun evropian dhe më gjerë.
Çdo anëtar i ri Premium sjell vizion, energji dhe vlera unike, duke e forcuar OEGJK-në si platformë kyçe për partneritete strategjike, investime dhe zhvillim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit dhe forcimit të rolit të OEGJK-së në zhvillimin ekonomik të vendit.