75 Mall Live Search
12:21 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / F.R

Lady Gaga shfaqet elegante në New York me kostum të zi

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një paraqitje të paharrueshme gjatë një shëtitjeje në qytetin e saj të lindjes, New York, të enjten.

Ajo ka zgjedhur një veshje tërësisht të zezë, duke përfshirë pantallona të ngushta, një bluzë elegante dhe një xhaketë të madhe moderne.

Pamjen e ka kompletuar me syze të mëdha dielli dhe buzëkuq të kuq, duke krijuar një kontrast të përsosur me flokët e saj biondë./IndeksOnline/