75 Mall Live Search
13:28 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / F.R

Imri Ahmeti njofton ardhjen e Remzi Mehmetit

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se Remzi Mehmeti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-komandant i batalionit në Brigadën 123, i bashkohet vizionit “Me punë për Lipjanin”.

Pas luftës, Mehmeti ka kontribuar edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke treguar përkushtim të pandërprerë për vendin.

Sot, ai vjen të japë kontribut në zhvillimin e komunës, duke ruajtur kujtesën historike dhe respektin për vlerat e UÇK-së.

“Mirësevjen Remzi,” ka shkruar kryetari Ahmeti./IndeksOnline/