75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / Gj Sh

Gjyqtari i ”urryer” nga tifozët e Realit, do të ndaj drejtësinë ndaj Oviedos

Real Madrid të dielen e luan ndeshjen e dytë sezonale të La Ligas.

Klubi mbretëror do të luaj si mysafire e Real Oviedos, shkruan IndeksOnline.

Federata e Futbollit të Spanjës, ka caktuar gjyqtarin Ricardo De Burgos, për ta ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.

De Burges është gjyqtari i ”urryer” nga tifozët e Realit, madje edhe nga futbollistët.

Të gjithë e kujtojnë ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit më 26 prill, ku skuadra katalanase fitoi 3-2 pas extra time.

Në atë ndeshje, De Burges e ndeshkoi Antonio Rudigerin me karton të kuq, ku mbrjtësi gjerman tentoi edhe ta sulmonte, e si pasojë u dënua me gjashtë ndeshje.

Ai tashmë ka përfunduar pezullimin dhe pikërisht nesër ndaj Real Oviedos, Rudiger do të rikthehet në fushën e gjelbërt./IndeksOnline/