Më në fund, çifti i njohur zyrtarizon lidhjen

Për herë të parë që nga momenti kur lidhja e saj me sipërmarrësin u bë publike, influencerja ka postuar një imazh që i shfaq bashkë. Pas një viti lidhjeje – mes thashethemeve, dyshimeve për ndarje dhe ribashkime – Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera dalin hapur.
Influencerja nga Cremona publikoi në Instagram foton e parë me partnerin e saj, një gjest që mund të dukej i zakonshëm, duke pasur parasysh se Ferragni është mësuar të ndajë çdo aspekt të jetës së saj me ndjekësit. Por, sipas mediave italiane, ky është një hap i rëndësishëm, pasi deri tani mendohet se familja e tij kishte vendosur një “veto” për postime të përbashkëta në rrjete sociale.
Edhe pse revista të ndryshme rozë kishin publikuar foto të çiftit, tashmë vetë ekspozimi në rrjete sociale shihet si një pikë kthese për marrëdhënien e tyre.
Në foton e publikuar shihen Tronchetti Provera dhe Chiara Ferragni të përqafuar mbi një jaht, me shumë gjasë në Turqi, duke buzëqeshur të qetë në perëndim të diellit.
Poshtë fotos nuk munguan qindra komente nga ndjekësit dhe miqtë e Ferragni-t, të cilët vunë re qartë lumturinë e çiftit në atë moment.