75 Mall Live Search
23:40 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / G T

“I zgjuan luanët nga gjumi”, Barcelona fiton tri pikë të “çmendura” ndaj Levantes

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:3 ndaj Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në La Liga.

Vendasit ishin duke fituar 2:0 pas pjesës së parë me golat e shënuara nga: Romero dhe Morales, shkruan Indeksonline

Por në pjesën e dytë, skuadra e Hansi Flick nuk u dorëzu dhe riktheu rezultatin në 2:3.

Fillimisht shënoi Pedri një super gol në minutën e 49’të, më pas Ferran Torres për 2:2.

Kurse goli i fitores u shënua në sekondat e fundit, me anë të Elgezabal (autogol).

Barcelona siguron tri pikë të radhës dhe shkon në kuotën e gjashtë pikëve në La Liga./Indeksonline/