Osmani flet për kontributin e Kosovës në siguri, në Forumin austriak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marr pjesë në Forumin Alpbach në Austri.
Osmani bëri të ditur se në këtë forum u diskutua për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, shkruan IndeksOnline.
”Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to.” ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi i plotë: