75 Mall Live Search
10:18 / E Diele, 24 Gusht 2025 / LB

Kurti për Zhejin: Një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit, analistit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Në një mesazh të ndjerë ngushëllimi, Kurti ka vlerësuar lart figurën e Zhejit, duke e cilësuar atë si një zë të rrallë në hapësirën mediatike shqiptare dhe një përfaqësues të denjë të mendimit të lirë dhe angazhimit qytetar.

“Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive, është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji – fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen”, ka thënë Kurti.