75 Mall Live Search
11:56 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

E kryer, Chukwuemeka largohet nga Chelsea dhe transferohet te Dortmundi

Carney Chukwuemeka do të largohet nga skuadra e Chelseas.

Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshje me Borusia Dortmund për shitjen e mesfushorit 21-vjeçar, shkruan IndeksOnline.

Transferimi i tij i ka kushtuar Dortmundit plot 25 milionë euro.

Chelsea gjithashtu do të ketë klauzolë në shitjen e ardhshme për Carney Chukwuemeka./IndeksOnline/