Murati: Iu hoq peta laknorit, u dëshmu se opozita po e mban Kuvendin e bllokuar

Deputeti i Vetwvendosjes , Hekuran Murati, tha se sot përfundimisht “ju hoq peta laknorit”, duke u dëshmuar, sipas tij, se opozita po e mban Kuvendin e bllokuar.
Murati tha se qëllimi që nga fillimi ka qenë të bllokohet Kuvendi, për shkak se nuk duan ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Të gjitha kanë qenë arsyetime për të zvarritur kohën. Është kohë e humbur për qytetarët, për institucionet dhe të gjithë. Ata po kërkojnë figurë uniteti, por uniteti duhet për presidentin, kryetarin e Kuvendit e zgjedh partia e parë fituese. Qëllimi i këtyre partive është që rezultatin që nuk ua dha qytetari në zgjedhje, ta vjedhin në tavolinë “përmes vendimeve si ai i Kushtetueses”, tha Murati.