75 Mall Live Search
12:59 / E Diele, 24 Gusht 2025 / LB

Haxhiu e quan skandaloz vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se PZAP-ja ka marrë vendim për certifikimin e Listës Serbe.

Këtë vendim Haxhiu e sheh si skandaloze, ku sipas saj, ajo e sheh si mundësi që ky vendim të dërgohet në Gjykatën Supreme.

Sipas Haxhiut, PZAP-ja nuk është bazuar në dokumentet që i ka ofruar KQZ-ja.

“Unë para se të dalë këtu pashë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është një vendim skandaloz, siç e pashë ata kanë urdhëruar që KQZ-ja të bëjë certifikimin e Listës Serbe në këtë rast. Për mua është një vendim tejet i dëmshëm, ngutia e PZAP-it për të marrë një vendim të tillë duke pasur parasysh që PZAP-i ka 72 orë për të marrë një vendim po ashtu lë të kuptojë që ka pasur presione mbi këtë institucion, ata nuk janë bazuar në dokumentet që i ka ofruar qoftë KQZ-ja qoftë që kanë ardhur dokumentet në instituicionet e Drejtësisë. Duhet shihet mundësia që ky vendim të dërgohet në Gjykatën Supreme”, ka deklaruar Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive.