Kjo na ka ikur, asisti ‘magjik’ i Luca Modric i cili u la në hije nga humbja e Milanit

Luca Modric dje bëri debutimin e tij me Milanin në Serie A.
Mesfushori kroat i cili morri kritika për këtë transferim, në ndeshjen e parë si kuqezi pati paraqitje të shkelqyer, ku përkundër moshës u dallua te Milani, shkruan IndeksOnline.
Por humbja nga Cremonese e la në hije Modricin, i cili në pjesën e parë të ndeshjes bëri një asist magjik.
Ai dhuroi një top të bukur për Santiago Gimenez, i cili arriti të shënonte gol, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Kujtojmë që për Milanin mbrëmë debutoi edhe mesfushori shqiptar, Ardon Jashari./IndeksOnline/
this was actually a beautiful pass by Luka Modric,
— Inside Milan (@_InsideMilan) August 24, 2025
unfortunately gimenez was well offside… pic.twitter.com/0Ji9Vs21Sc