Renato Sanches befason me klubin e ri, transferohet në Greqi

Mesfushori portugez, Renato Sanches, ka befasuar me klubin e ri, duke bashkuar me Panathinaikos si huazim nga Paris Saint-Germain.
Klubi grek e ka prezantuar Sanchesin për një periudhë njëvjeçare, shkruan IndeksOnline.
Portugezi 27-vjeçar, pati një periudhe të mundimshme te PSG, ku ka kërkuar më shumë minuta lojë dhe mundësi për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë, pasi nuk ishte në planet e Luis Enriques.
Kjo lëvizje vjen në një moment kritik për Sanches, i cili ka nevojë për një periudhë të qëndrueshme dhe aktivizim të rregullt që mund të ndihmojë në rigjetjen e formës së tij dhe të bëjë që ai të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar./IndeksOnline/