75 Mall Live Search
08:01 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / H F

Rama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të organizojë një pritje zyrtare për filantropen dhe humanitaren e njohur, Emina Çunmulaj.

Ngjarja do të mbahet sot në Bibliotekën e Fëmijëve, në Pallatin e Rinisë, në ora 14:30.

Kjo pritje vjen në kuadër të vlerësimit për kontributin e vazhdueshëm të Çunmulajt në fushën e humanizmit dhe angazhimin e saj në projekte që ndihmojnë komunitetet në nevojë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.