75 Mall Live Search
11:31 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / AR

56-vjeçe, por nuk dorëzohet, aktorja e famshme po martohet?

Sipas mediave të huaja, Jennifer Aniston, duket se po merr një vendim të rëndësishëm në jetën e saj personale. Aktorja, e cila ka disa muaj që është në një lidhje diskrete me Jim Curtisin, raportohet se është gati të bëjë një hap serioz dhe të martohet. Burimet pranë çiftit thonë se marrëdhënia e tyre po zhvillohet me shpejtësi, pasi ata njihen prej vitesh dhe Aniston ndihet e sigurt për vendimin e saj këtë herë.

“Jen dhe Jim janë të çmendur pas njëri-tjetrit. Ajo është në një fazë të jetës së saj ku nuk ka më durim për lojëra. Ka investuar gjithçka në këtë romancë dhe është e lehtë të kuptohet pse. Jim ka një empati të jashtëzakonshme dhe e mbështet plotësisht”, tha një burim pranë çiftit. Sipas tij, ata kanë diskutuar për të ardhmen e tyre që në takimin e parë, ndërsa Curtis ka treguar qartë përkushtimin e tij ndaj marrëdhënies që nga fillimi

Thuhet se kjo do të jetë martesa e tretë e Anistonit. Aktorja po planifikon një ceremoni intime dhe të thjeshtë, me shkëmbimin e betimeve në një plazh në Cabo, përpara një grupi të vogël miqsh të ngushtë. Burimet theksojnë se çifti është jashtëzakonisht i emocionuar për këtë kapitull të ri të jetës së tyre.