75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 26 Gusht 2025 / AR

Vardy mund t’i bashkohet skuadrës së promovuar në Serien A

Cremonese ëndërron ardhjen e Jamie Vardy, i cili mbeti lojtar i lirë pasi përfundoi eksperiencën e tij me Leicester City në fund të sezonit të kaluar.

Kontaktet e para tashmë kanë ndodhur. Sulmuesi po bën vlerësime mbi një transferim të mundshëm në Itali, duke marrë parasysh edhe faktin që për të ka interesim nga shumë skuadra.

Mbi 230 gola dhe gati 90 asistime për 38-vjeçarin, i cili do të sillte shumë përvojë te Cremonese e sapo ngjitur në elitë, duke u bërë një pikë referimi sidomos për më të rinjtë.

Vardy ishte kryeprotagonist i “The Foxes” në triumfin në Premier League në vitin 2016, teksa ka arritur të fitojë edhe FA Cup dhe Community Shield. Nuk duhet harruar as titulli i lojtarit të vitit në vitin 2016 dhe shpallja si golashënuesi më i mirë i Premier League në sezonin 2019-20.

Kampionati i Series A ka nisur mbarë për Cremonesen, e cila mori tri pikë kundër Milanit të Allegrit.