“Do ta merrni vesh shpejt”, Haxhiu s’tregon emrat që VV-ja do të propozojë për kryeparlamentarin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka zgjedhur të mos komentojë për emrat e mundshëm që partia e saj do të propozojë për postin e kryetarit të kuvendit, përpara seancës konstituive.
E pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Haxhiu ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke thënë:
“Do ta merrni vesh shpejt”, pa dhënë ndonjë emër konkret apo detaj shtesë.