75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 26 Gusht 2025 / H F

Haradinaj pas kryeparlamentarit: Sfida e radhës, zgjedhja e nënkryetarëve

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se e votoi Dimal Bashën për kryeparlamentar meqë vetë Vetëvendosje e konsideroi si emër serioz për pozitën që tashmë u ngarkua.

Megjithatë Haradinaj ngriti shqetësim edhe për një sfidë tjetër, atë të nënkryetarëve.

”I pyeta, a e keni seriozisht më thanë po, e votova dhe ju uroj suksese”.

”Ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lëmë kështu. Ta shohim tash sfidën e radhës me nënkryetarë. Edhe aty e shoh një problem që s’do të kalojë lehtë”.

”Njëherë do jenë nënkryetarët e partive shqiptare, pastaj nënkryetari i komunitetit serb, i cili nuk e di se si do të jetë situata e numrit të votave”.

”Ne i kemi dhënë një shans, dhe duhet me i dhënë mundësi që ai me dëshmu seriozitetin e tij”.