Haradinaj nuk e dëgjon deklarimin e kryetarit të ri, largohet nga Kuvendi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka qëndruar në sallën e Kuvendit të Kosovës për ta dëgjuar fjalimin e kryetarit të ri të këtij institucioni, Dimal Basha.
Haradinaj është parë teksa është larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Dimal Basha u zgjodh sot në krye të parlamentit me 73 vota pro.