Loredana e ka një ‘selam’ për Jozin

Një nga marrëdhëniet më të përfolura gjatë edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka qenë ajo mes Loredanës dhe Jozit. Dinamika e tyre brenda shtëpisë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media, por si qëndron situata mes tyre pas përfundimit të spektaklit?
Në një intervistë për ‘Revista Who’, e pyetur për këtë raport, Loredana është shprehur prerazi se nuk ka më interes t’i rikthehet asaj historie, duke e konsideruar të mbyllur.
Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi. Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat’- u shpreh ajo.
Kujtojmë se kohë më parë, teksa ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, Jozi ka folur për Loredanën.
‘Asgjë, ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë’– ishte deklarata e Jozit, që më pas u ironizua nga vetë Lori.
Po në atë intervistë, Jozi pranoi se është në një lidhje dashurie.
“Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” tha ai, duke sugjeruar se partnerja e tij është jashtë vëmendjes mediatike. Ende dhe sot nuk kemi parë asnjë foto me partneren e tij të re.