75 Mall Live Search
12:48 / E Martë, 26 Gusht 2025 / S Z

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë uron homologun Basha: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin vëllazëror

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar homologun e saj Dimal Basha, i cili sapo u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Postimi i Spiropalit:

Urime e sukses kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!

Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.